Live

Paralajmëron udhëheqësi suprem i Iranit: Beteja fillon tani!

10:54 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kreu suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka bërë një paralajmërin ku flet për fillimin e betejës në konfliktin me Izraelin.

“Në emër të Haidarit të nderuar, beteja fillon tani”, shkruan ai në X, transmeton klankosova.tv.

Haidar është një emër që shpesh përdoret për Aliun, të cilin myslimanët Shiit e konsiderojnë si Imam të parë dhe pasues të profetit Muhamed.

Gjithashtu, udhëheqësi i Iranit ka postuar një mesazh edhe në llogarinë e tij në anglisht në X, ku ka thënë:

“Duhet të japim një përgjigje të fuqishme regjimit terrorist të sionistëve. Nuk do të tregojmë asnjë mëshirë ndaj sionistëve”.

Ky postim është përditësuar me mesazhin e Khamenei-t në llogarinë e tij në anglisht.

Shpërndaje në

U Kopjua