Të paktën 140 persona janë vrarë në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e të shtënave dhe sulmeve ajrore izraelite, njoftuan autoritetet shëndetësore lokale të enjten.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, vetëm të mërkurën u vranë të paktën 40 palestinezë, shumë prej të cilëve ishin në përpjekje për të siguruar ndihma humanitare – një pamje që është bërë e zakonshme që kur Izraeli hoqi pjesërisht bllokadën totale mbi territorin tre javë më parë, raporton Reuters.
Ndërkohë që vëmendja ndërkombëtare është zhvendosur drejt përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, banorët e Gazës ndihen të harruar dhe të lënë pas në krizën e tyre humanitare.