Live

Starmer kryeson takimin emergjent të Cobra-s për Lindjen e Mesme

08:59 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kryeministri Keir Starmer ka kryesuar një takim urgjent të Cobra-s “mbi situatën në Lindjen e Mesme”.

Një zëdhënës i Downing Street tha se në takim ministrat u “informuan mbi përpjekjet për të mbështetur shtetasit britanikë në rajon dhe për të mbrojtur sigurinë rajonale”, si dhe “përpjekjet e vazhdueshme diplomatike”.

Vendimi i Starmer për të mbledhur komitetin e nivelit të lartë të reagimit ndaj emergjencave vjen pasi ai u kthye nga samiti i G7 në Kanada, ku ai dhe udhëheqës të tjerë botërorë theksuan “angazhimin e tyre për paqe dhe stabilitet”.

Shpërndaje në

U Kopjua