Pas dështimit të seancës së 34-ta për ta konstituar Kuvendin e Kosovës, është caktuar ajo e radhës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca e 35-të në përpjekje për ta konstituuar parlamentin do të zhvillohet të shtunën, më 21 qershor.
Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e mbi 2 muaj, shkaku i mosdakordimit të partive politike rreth çështjes së zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, po insiston në propozimin e saj për këtë pozitë Albulena Haxhiun, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat e ish-opozitës.