Live

Hakerat iranianë kërcënojnë Shqipërinë

11:44 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Grupi i hakerave iranianë të “Homeland Justice” është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ka nisur shpërndarjen e materialeve kërcënuese ndaj Shqipërisë në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga konflikti mes Iranit dhe Izraelit, që nisi të premten e kaluar, “Homeland Justice” ka publikuar një mesazh kërcënues që lidhet me rolin e Shqipërisë në strehimin e anëtarëve të organizatës së Muxhahedinëve, të vendosur në kampin e Manzës, raporton Euronewsalbania.

Në deklaratën e shpërndarë përmes platformës Telegram, grupi thekson se “iranianët kanë të drejtën e tyre për të sulmuar kampin e Manzës me raketa”.

Ky kërcënim u shoqërua dhe me një sulm kibernetik ndaj faqes së Bashkisë Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që Homeland Justice lëshon mesazhe të tilla në adresë të Shqipërisë, apo që ndërmerr sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare.

Më herët, ky grup ka ndërhyrë në sisteme të tjera shtetërore, duke publikuar edhe të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë.

Shpërndaje në

U Kopjua