Live

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar arrin në Gjenevë për bisedimet urgjente me Iranin

12:04 / 20 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka mbërritur në Gjenevë për të marrë pjesë në bisedimet e planifikuara sot mes ministrave të jashtëm evropianë dhe homologut iranian.

Në një deklaratë paraprake, Lammy theksoi urgjencën e procesit diplomatik: “Një dritare ekziston për dy javët e ardhshme për të arritur një zgjidhje diplomatike”, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka caktuar një afat prej dy javësh për të vendosur nëse SHBA do t’i bashkohet sulmeve izraelite kundër Iranit.

Udhëheqësit evropianë shpresojnë të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit përmes një marrëveshjeje diplomatike brenda kësaj kohe.

Shpërndaje në

U Kopjua