Ekipet izraelite të emergjencës po shkojnë në 10 vende të caktuara, pas raportimeve për ndikimet nga vala e fundit e raketave iraniane.
“Pas alarmeve që u dëgjuan në minutat e fundit, ekipet e MDA-së dolën për të kontrolluar vendet ku u morën raportimet,” tha agjencia e emergjencës Magen David Adom në një deklaratë.
Ushtria izraelite më parë tha se sistemet e saj mbrojtëse po funksiononin, pasi lëshoi një paralajmërim për një valë të re raketash, e para që kur ShBA-ja konfirmoi se kishte bombarduar Iranin, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se sirenat paralajmëruese janë dëgjuar edhe në Jordani, që ndodhet midis Izraelit dhe Iranit.