Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt vendit dhe u bëri thirrje njerëzve të strehohen.
“Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Vala e re e raketave është e para që Irani ka lëshuar që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kishin sulmuar objektet bërthamore të Iranit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur kërcënimin”, tha IDF-ja, duke shtuar se njerëzit ishin “udhëzuar të hynin në një hapësirë të mbrojtur dhe të qëndronin atje deri në njoftim të mëtejshëm”.