Ministri i Jashtëm i Iranit ka marrë një letër nga lideri suprem, Ali Khamenei për t’ia dorëzuar Vladimir Putinit gjatë vizitës së tij sot në Moskë.
Letra kërkon mbështetjen e Putinit, tha një burim i lartë për Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Irani nuk ka qenë i impresionuar me mbështetjen e Rusisë deri më tani dhe vendi dëshiron që Putini të bëjë më shumë për ta mbështetur atë kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, thanë burimet iraniane.
Burimet nuk sqaruan se çfarë ndihme dëshironte Teherani.