Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se fitorja e Izraelit kundër Iranit hap derën për një “zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes”.
Udhëheqësi izraelit tha se vendi i tij “luftoi me trimëri kundër Iranit dhe arriti një fitore të madhe”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Irani gjithashtu ka pretenduar fitoren në konfliktin 12-ditor, me Ajatollah Ali Khamenein që është shprehur se Izraeli u “shtyp nga goditjet e Teheranit”.