Disa zona në Ksamil janë përfshirë nga një valë zjarresh.
60 forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët në periferi të Ksamilit, raporton Topchannel, transmeton Klankosova.tv.
Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve gjatë natës, të cilët u përpoqën të izolojnë vatrën e zjarrit e mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara.