Tre persona kanë humbur jetën dhe të paktën 14 të tjerë janë lënduar në një sulm me raketa që forcat ruse kryen në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.
Sulmet nuk kanë kursyer as qytetin Samar, pjesë e këtij rajoni, që ka qenë objektiv i sulmeve të ashpra ruse, ndërsa trupat e Moskës përpiqen të avancojnë në territor.
Ndërkohë, Moska ka pretenduar se ka pushtuar fshatin Nova Kruhlyakivka në rajonin lindor të Kharkivit, duke theksuar përparime në fushëbetejë.