Live

Arrestohet në Itali ‘Tony Montana” shqiptar, e paketonte drogën me fotot e Al Pacinos

19:33 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një sasi prej 27 kilogramësh lëndë narkotike është zbuluar nga autoritetet italiane në një apartament në Vigevano, në veri të Italisë.

Droga u zbulua pas një operacioni të Karabinierëve të Njësisë së Operacioneve të Kompanisë së Qendrës së Xhenovës.

Gjatë hetimeve, policia kishte vërejtur sjellje të dyshimta nga një 29-vjeçar shqiptar, të cilin e ndoqën deri te banesa e tij.

Pasi e ndaluan, atij iu gjetën 58 gramë kokainë në posedim, çka çoi në një kontroll të detajuar në apartament.

Në banesë u gjetën 22 kilogramë hashash të ndara në 122 pako, të cilat ndodheshin brenda një frigoriferi.

Përveç kësaj, u zbuluan edhe 5 kilogramë kokainë, të fshehura në vende të ndryshme dhe të vulosura me imazhin e aktorit Al Pacino në rolin e tij në filmin “Scarface”, një simbol që përdoret shpesh nga trafikantët për të shënuar mallin.

Po ashtu, efektivët sekuestruan rreth 7 mijë euro në para të gatshme, që dyshohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

29-vjeçari u arrestua menjëherë dhe është dërguar në burgun e Pavias. Hetimet ndaj tij janë ende në zhvillim.

Shpërndaje në

U Kopjua