Live

Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

20:22 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit, ku po zhvillohen “sulme të shumta”.

Forcat ruse kanë tentuar të marrin nën kontroll Pokrovskin për pothuajse një vit, duke ndërmarrë një ofensivë pas tjetrës në mënyrë të vazhdueshme, raporton Sky News.

“Kam mbajtur një takim me ushtrinë dhe Ministrin e Mbrojtjes. Diskutuam në detaje për të gjitha çështjet kyçe. Fronti, veçanërisht drejtimi i Pokrovskit”.

“Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në atë zonë, me shumë sulme. I falënderoj të gjitha njësitë tona, çdo luftëtar, për qëndresën e tyre”, është shprehur ai.

Zelenskyy shton se ofensiva ruse në rajonin kufitar të Sumyt është “duke dështuar” dhe se objektivat e Ukrainës në atë zonë janë “realizuar plotësisht”.

Shpërndaje në

U Kopjua