Live

Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, e përmend edhe Kosovën

10:20 / 01 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo duke folur për hapjen e tre kapitujve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për gjashtë muaj ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për siç tha ajo ndikim në procesin e zgjerimit.

“Nëse vazhdojmë kështu do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit”, tha Kos, njofton Klankosova.tv

Ajo mes tjerash foli edhe për rrugën evropiane të Kosovës.

“Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE”, deklaroi zyrtrja e lartë evropiane në samitin që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Shpërndaje në

U Kopjua