Live

Kurti qortohet nga BE-ja për mosformimin e institucioneve (VIDEO)

11:02 / 01 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sot në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, po mbahet dita e dytë e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Në fjalën e saj, Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian Marta Kos, pati disa fjalë edhe për kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Kos iu drejtua Kurtit me fjalët “ne e dimë se ju keni shpenzuar mjaft energji për t’u anëtarësuar në BE”.

Gazetarja e Klan Kosovës Arbreshë Uka, raporton nga Shkupi lidhur me zhvillimet në këtë samit.

Ajo komentoi edhe deklarimin e Komisionerës së BE-së, njofton Klankosova.tv.

“Ne e dimë që sot rastis edhe një seancë e re, një sagë e vazhdueshme kur ne nuk kemi as konstituim të Kuvendit dhe as krijim të institucioneve”, deklaroi Uka.

Kryeministri në detyrë do të jetë edhe folës në panelin e dytë.

Pjesëmarrës aty ishte paraparë të jetë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, por i cili nuk po merr pjesë.

Shpërndaje në

U Kopjua