Live

Vazhdojnë zjarret në Turqi shkaku i të nxehtit, 50 mijë të evakuuar

13:48 / 01 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Turqia është prekur nga zjarret gjatë ditëve të fundit pas nxehtësisë së madhe në bregdetin e saj perëndimor.

Ekipet e shpëtimit kanë evakuuar më shumë se 50,000 njerëz – kryesisht nga provinca perëndimore e Izmirit – ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet për të shuar qindra zjarre.

Zjarret kanë përfshirë gjithashtu pjesë të provincave Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa, transmeton Klankosova.tv.

Ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumaklı tha dje se gjatë tre ditëve të fundit, ekipet e emergjencës i janë përgjigjur 263 zjarreve në të gjithë vendin.

Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu tha se 46 persona të prekur nga zjarret po trajtohen në spitale.

Shpërndaje në

U Kopjua