Një valë e nxehtësisë ekstreme ka përfshirë Europën, duke thyer rekorde temperaturash në Spanjë dhe Portugali dhe duke shkaktuar pasoja serioze në Itali. Në mbi gjysmën e rajoneve italiane është ndaluar puna në ambient të hapur gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit: një djalë i vogël në Katalonjë, një grua 53-vjeçare në Palermo, si dhe një burrë 70-vjeçar pranë Torinos, që u mbyt pas stuhive të papritura që pasuan të nxehtin, transmeton klankosova.tv.
Në disa zona të Italisë, sipas bbc, pranimet në urgjenca janë rritur me 15-20%, kryesisht për shkak të dehidratimit tek të moshuarit. Ndërkohë, në Francë janë mbyllur disa shkolla për shkak të kushteve të papërshtatshme për nxënësit dhe mësuesit.
Derisa zjarret në Turqi kanë detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve.