Live

I kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje në Itali, arrestohet në Vlorë 45-vjeçari

11:43 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një 45-vjeçar është arrestuar në qytetin e Vlorës, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 12 vjet e 10 muaj burg për veprat penale të vrasjes dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Shtetasi Renald Gjini, banues në Vlorë, u lokalizua dhe u arrestua në lagjen “Rilindja”, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku e pret një vendim i formës së prerë i Gjykatës së Apelit në Bolonja, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi i tij erdhi si rezultat i bashkëpunimit mes strukturave hetimore shqiptare dhe autoriteteve italiane, përmes rrjetit të Interpolit.

Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për finalizimin e procedurave ligjore të ekstradimit të tij.

Shpërndaje në

U Kopjua