Live

7 vjet burg të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq mjeku dhe shoferi i autoambulancës në Gjakovë

14:03 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 7 vjet burg K.P. për rrezikim të trafikut publik, vepër që shkaktoi fatalitet.

Në këtë aksident humbën jetën mjeku Mentor Salihi, dhe shoferi i autoambulancës Skofiar Gjini, transmeton klankosova.tv.

Gjithashtu, i pandehuri ka ndalim drejtimi automjeti për 3 vjet pas kryerjes së dënimit.

Shpërndaje në

U Kopjua