Disa persona janë therur me thikë në një qendër tregtare në Finlandë.
Sipas raportimeve, një person është arrestuar pas incidentit i cili ndodhi në qendrën “Ratina” në qytetin e Tamperes. Policia thotë se po interviston dëshmitarë dhe ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa viktimave u është dhënë ndihma e parë, transmeton Klankosova.tv.
Tampere ndodhet në jug të Finlandës, në veriperëndim të kryeqytetit Helsinki.
Zyrtarët policorë nuk dhanë detaje mbi shkallën e lëndimeve dhe as mbi autorin e krimit.