Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott thotë se shumë njerëz janë përfshirë në një katastrofë të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve.
Ai thotë se një takim me zyrtarët është zhvilluar në nivel lokal dhe ka një përpjekje bashkëpunuese për të adresuar shqetësimet, siç u shpreh ai, sa më shpejt të jetë e mundur.
Abbott njoftoi se po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe tha se s’do të ndalen para asgjëje, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Ne mbetemi në një pozicion kërkim-shpëtimi tani për tani. Nuk do të ndalemi para asgjëje për të siguruar që çdo aset dhe çfarëdo që është e nevojshme, do të përfshihet në procesin e shpëtimit”, është shprehur tutje ai.