Live

Plagoset me armë zjarri një 44-vjeçar në Shqipëri, dyshohet për tentativë vjedhjeje

10:11 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Markat, në bashkinë Konispol, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Sipas burimeve policore, i plagosuri është identifikuar si Saimir Haxhi, një person me precedentë penalë, i cili dyshohet se ndodhej në tentativë për të vjedhur në një banesë të zonës. Ai është qëlluar me armë gjahu (çifte) në pjesën e pasme të trupit, raporton Balkan Web.

Fillimisht, Haxhi është transportuar në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas është dërguar për trajtim më të specializuar në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të të shtënave.

Shpërndaje në

U Kopjua