Live

Vetaksidentohet minibusi, tre të lënduar në rrugën Gjakovë-Klinë

11:26 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Klinë, konkretisht në fshatin Mrasor.

Lidhur me rastin në fjalë për Klankosova.tv është deklaruar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua