Një zjarr ka përfshirë autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në hyrje të qytetit të Suharekës.
Siç ka konfirmuar për KlanKosova.tv, Ismajl Fejzullahu nga Njësiti i Autostradave, zjarri është lokalizuar.
Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të vënë flakët nën kontroll pa rrezik për trafikun apo objektet përreth.