Live

Në Tiranë sot nis Java Kulturore Egjiptiane

15:03 / 08 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Java Kulturore Egjiptiane, fillon sot në Tiranë dhe zgjat deri më 12 korrik 2025, një koncept ndryshe me javë kulturore ndërkombëtare, ku shpaloset shpirti dhe tradita e Egjiptit.

Një javë e dedikuar artit dhe kulturës egjiptiane, e cila ofron një program të pasur me ngjarje që ndërthurin artin, muzikën, gastronominë dhe kinemanë egjiptiane. Në qendër të javës do të jetë vallja tradicionale Tanoura – një performancë rituale që përfaqëson lidhjen mes trupit, shpirtit dhe muzikës. Poashtu, vizitorët do të kenë mundësinë e shijimit të ushqimit me receta autentike egjiptiane, që vijnë me aromat, erëzat dhe shijet dhe e karakterizojnë këtë kuzhinë të lashtë.

Netët janë të rezervuara për kinemanë egjiptiane, me filma që eksplorojnë historitë, jetët dhe sfidat e një kulture të pasur dhe dinamike.

Festivali mbyllet më 12 korrik me shfaqjen e filmit “Diamond Dust”, në Tiranë, transmeton Klankosova.tv.

No description available.

Shpërndaje në

U Kopjua