Live

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori i këtij shteti, Werner Daum

15:51 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka vdekur po në Shqipëri.

Diplomati gjerman u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, dhe sipas burimeve, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa kishte marrë pjesë pak ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë, shkruan A2 CNN.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e vendit.

Gjatë kësaj kohe, ai tregoi një guxim të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist, një veprim që e bëri në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij.

Në një intervistë të mëvonshme, Daum rrëfeu se e kishte marrë këtë vendim me vetëdije të plotë, pasi e kuptonte që një eksod masiv i shqiptarëve do të përshpejtonte rënien e diktaturës.

Shpërndaje në

U Kopjua