Live

Një 50-vjeçar gjendet pa shenja jete brenda automjetit në Shkodër

20:24 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Një person, rreth 50 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda në makinë.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi me iniciale E.M., ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua