Vladimir Putin, presidenti rus thuhet se i ka thënë Iranit të pranojë një marrëveshje bërthamore me ShBA-në.
Putin ka dhënë sinjale për mbështetjen e një marrëveshjeje që do ta pengonte Iranin të pasuronte uraniumin, thanë burime të njohura me bisedimet për Axios.
Rusia e ka mbështetur Iranin në çështjen bërthamore për vite me radhë, por Moska tani raportohet se i ka kërkuar Iranit të bjerë dakord për “zero pasurim”.
Ndryshimi i raportuar në qëndrimin e Putinit vjen pas luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit, e cila gjithashtu pa SHBA-të të kryenin sulme në centralet bërthamore iraniane, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.