Live

Tërmet në Shqipëri

14:56 / 13 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak minutash në Shqipëri.

Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra në Dibër dhe thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

Më herët lëkundje tërmeti u regjistrua edhe në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.

Shpërndaje në

U Kopjua