Live

Vikendi nuk kaloi pa incidente në Ferizaj

08:23 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Vikendi në qytetin e Ferizajt nuk kaloi pa incidente.

Kështu deklaroi për “Ora Shtatë”, gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani, transmeton Klankosova.tv.

“Në orët e para të së shtunës, policia mori informacion se në një restorant të qytetit ka ndodhur një përleshje fizike, ku janë përfshirë katër persona, e që përveç grushteve u përdorën edhe karriget, arma e zjarrit e një thikë”, thotë Hasani.

Ajo shton se ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje verbale, derisa të dyshuarit janë arrestuar.

Shpërndaje në

U Kopjua