Live

Rrëfimi i Leonardit për motrën e vrarë: Naimi tha kam probleme me zemër, s’di a muj me pa trupin

10:02 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Vëllai i Liridona Ademajt, ka rrëfyer momentin kritik kur vendosën ta shihnin trupin e motrës së tij të vrarë.

Ai para trupit gjykues ndau edhe situatat me Naim Murselin kur e gjeti në hotel, i cili kshte pretenduar se ka probleme me zemër dhe kishte dilema ta shihte trupin e pajetë të gruas së tij, transmeton klankosova.tv.

”I thash a mujna me shku në morg me pa Liridonen?

M’ka thanë: Jo nuk na lejohet.

E kom thirrë vet spitalin i kom thanë a mundemi me ardh me pa trupin.

Kena shku, erdh edhe Naimi. Mjeku tha nese keni ndonje problem mundeni mos me ardhë?!

Naimi tha kam problem me zemër edhe s’di a muj me e pa.

Ka ardh deri te dera dhe veç nga dera e ka shiku nuk ka ardh brenda”.

Shpërndaje në

U Kopjua