Një burrë është arrestuar të dielën në Gjakovë, nën dyshimin se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike tri grave.
Sipas policisë, pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.