Live

Ish-këshilltari i Veselit reagon pas vendimit të Speciales: Drejtësi në rënie të lirë, e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së

10:42 / 16 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ish-këshilltari i Kadri Veselit, Shkëlzen Dragaj, ka reaguar pasi Gjykata Speciali mori vendim që të refuzoj kërkesën e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së që asnjë nga pikat e aktakuzës të mos bien poshtë.

Dragaj thotë se drejtësia është në rënie të lirë dhe e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së.

Kjo, sipas tij, vjen pasi Paneli në njërën anë thotë se ka autoritet që të dënoj mbi Kushtetutë, ligje e konventa, teksa në anën tjetër nuk ka autoritet me të liru nga disa akuza.

Postimi i plotë:

WTF! Paneli e rrezoi mocionin e mbrojtjes me arsyetimin se nuk ka atë autoritet. Me një fjalë, Paneli po thotë ‘unë kam autoritet me të dënu mbi Kushtetutë, ligje e konventa’, ama ‘nuk kam autoritet me të liru nga do akuza’. Drejtësi në rënie të lirë, e interpretueshme varësisht nga disponimi e moti, mbi kurriz të UÇK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua