Ish kryeinspektori i përgjithshëm i AKI`së, Burim Ramadani ka komentuar arrestimin e policit të Kosovës Bojan Jevtic i dyshuar për spiunazh.
Sipas tij shtetit nuk mund t`i ikësh, siguria kombëtare çështje e përditshme.
“Është për t’u mbështetur në vazhdimësi Sektori i Sigurisë dhe Prokuroria e Kosovës. Arrestimi i sotëm i një shtetasi me dyshimet për Spinuazhë tregon edhe njëherë se rrezikimi i sigurisë kombëtare të Kosovës është i pakalueshëm”, ka shkruar ai.
“Heronjtë e fshehtë – AKI, Prokuroria, Inspektorati Policor dhe secili institucion tjetër meritojnë respektin e plotë të secilit në Kosovë. Ju lumtë”, tha ai