Të enjtën rreth orës tetë të mëngjesit në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare janë përleshur fizikisht dy urologë, të njëjtit emra të njohur për redaksinë.
Lidhur me rastin ka raportuar ekskluzivisht gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka.
Incidentin në fjalë është konfirmuar për Klan Kosovën edhe nga Qendra Klinike dhe Universitare.
“Ju konfirmojmë se në Klinikën e Urologjisë ka ndodhur një incident, i cili është raportuar edhe në Polici. Aktualisht, Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e rastit. Ndërkohë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) do të ndërmarrë procedurat e brendshme ligjore menjëherë pas pranimit të informacioneve të plota dhe të konfirmuara lidhur me rastin”, thuhet në përgjigjen për Klan Kosovën.
Se ka ndodhur një gjë e tillë brenda hapësirave spitalore e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj klinike, Bujar Frangu.
”Jemi në grumbullimin e informacioneve”, tha shkurtimisht për Klan Kosovën, drejtori Frangu.
Poashtu sipas burimeve të Klanit , policia ka dalë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua edhe nga ta.
Sot në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është inicuar një rast, sulm ndaj personit zyrtar që ka ndodhë rreth orës 08:00 në QKUK.
Lidhur me rastin janë intervistuar 2 personat e përfshirë. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorinë”.