Live

Osmani i kërkon Kushtetueses masë të përkohshme për pezullimin e afatit

16:48 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Në konferencën që po mban për media, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se ka kërkuar nga Kushtetuesja masë të përkohshme, që të pezullohet rrjedhja e afatit prej 30-ditësh deri në një Aktgjykim të Gjykatës.

Ajo ka bërë të ditur se kërkesa është bërë me qëllim që të parandalohet dëmi i pariparueshëm, transmeton klankosova.tv.

“Kërkesa për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pa fund, dhe hyrja në një situatë ku institucionet do të mund të krijoheshin në mënyrë kundërkushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme, kërkesa bëhet me qëllim që të parandalohet dëmi i pariparueshëm dhe të mbrohet interesi publik”, tha Osmani.

Derisa, presidentja tha se përkundër përpjekjeve të saj të vazhdueshme për ta lehtësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike për një zgjidhje institucionale dhe kushtetuese Kuvendi ende nuk është konstituuar.

Ndër tjerash, Osmani thekson se Qeveria vazhdon të funksionojë me kompetenca të kufizuara, teksa institucionet kyçe, përfshirë presidencën nuk mund të ushtrojë në mënyrë të plotë kompetencat kushtetuese për shkak të mungesës së Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua