Live

Arrestohet në Prizren 32-vjeçari nga Prishtina, dyshohet për tri vjedhje të rënda

16:40 / 24 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë arritur ta arrestojnë një person i cili dyshohet për tri vepra penale.

I dyshuari F.M., 32-vjeç nga Prishtina dyshohet për veprat penale “vjedhje e rëndë”, ku i njëjti është dërguar në paraburgim.

“Personi i dyshuar është F.M., 32 vjeç, nga Prishtina. Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin nga prokurori përgjegjës, dhe i njëjti është dërguar në paraburgim”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, policia tha se veprimet hetimore janë zhvilluar në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duke respektuar procedurat ligjore dhe standardet profesionale të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua