Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, po merr pjesë në dasmën e Teutës, vajzës së ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Osmani ishte e veshur me fustan të zi, ndërsa Sadriu me kostum të zi, njofton Klankosova.tv.
Teuta Rugova u martua me Agron Gjeloshin, djalin e politikanit kosovar në Mal të Zi, Nik Gjeloshit.
Çifti lidhën kurorën sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.