Live

Mosmarrëveshja për pronë përfundon me ofendime mes vëllezërve, arrestohet njëri

09:02 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe ofenduar vëllanë e tij.

Sipas policisë, palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, ka fyer dhe ofenduar viktimën mashkull kosovar, -vëllain e tij. Palët gjatë intervistimit nuk kanë prezantuar ndonjë dëshmi mbi pronësinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua