Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim dhune fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik rreth orës 16:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 25 korrik. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe më pas është strehuar te prindërit e saj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm dhe 14 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 23.07.2025 – 16:00. Është arrestuar me 25.07.2025 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në datën e cekur ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës – bashkëshortes së tij. Viktima pas tretmanit mjekësor është kthyer tek prindërit e saj, ndërsa njësitet policore nga i dyshuari në shtëpinë e tij kanë konfiskuar një pushkë gjuetie cal-12mm, dhe 14-fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.