Live

Ramiz Lladrovci: Hashim Thaçi është vetë historia (VIDEO)

10:10 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Intervistën ultra ekskluzive të ish-presidentit, Hashim Thaçi, në “Rubikon” të Klan Kosova, e kishte përcjell edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai tha se intervista ishte e qëlluar, e për Thaçin e kishte marrë malli, jo vetëm atë, por gjithë Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, i pari i Drenasi tha se Hashim Thaçi është vetë historia.

“Zoti Hashim Thaçi është vetë historia, ai është mik i jemi, mik i shumë bashkëluftëtarëve në Kosovë, në këtë tokë, në këtë truall ka qenë shumë herë, bashkë me Adem Jasharin, me Sami Lushtakun, me Kadri Veselin me Jakup Nurën, me Ilaz Kodrën e shumë shokë. Kemi bë net të tëra në shtëpinë tonë, ku nana na ka bë bukë. Prej këtij trualli, jemi nis me Hashim Thaçin e shokë të tjerë dhe kemi marrë pjesë në aksionin e parë që quhet aksioni i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave serbe në Drenas”.

“Më ka marr malli shumë [flet për Hashim Thaçin], jo vetëm mua por të gjithëve shokëve, gjithë Kosovës, gjithë shqiptarisë. Jeta e fati e ka bë që ata me qenë sot atje, por unë mendoj se nuk është liria e Kosovës nuk është e plotë pa Hashimin, pa Kadrinë,pa Jakupin, pa Rexhën e shumë shokë të tjerë”, u shpreh Lladrovci në “Weekend” të Klan Kosova.

Shpërndaje në

U Kopjua