Prokuroria e Pejës mbrëmë ka zhvilluar një bastisje me ç’rast kanë sekuestruar 3 kg drogë dhe është arrestuar një person.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se gjatë bastisjes kanë sekuestruar edhe armë zjarri e para.
“Prokuroria e Pejës, përkatësisht Departementi i Krimeve të Rënda, së bashku me njësitin Antidrogë, mbrëmë kanë realizuar një bastisje, ku gjatë kësaj bastisje kanë rezultuar me sukses me kapjen e rreth 3 kg drogë, armëve të zjarrit si dhe mjeteve të tjera që shërbejnë për shitblerje të narkotikëve, para kesh. Është arrestuar një person, sot prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij. Të gjitha këto janë sekuestruar më urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi për Klankosova.tv