Live

Behrami: Duhet të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës për Specialen – Thaçi e potencoi këtë nevojë me të drejtë

20:42 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se Gjykatës Speciale që nga fillimi i ka munguar një mekanizëm mbikëqyrës.

Behrami tha se Specialja aktualisht s’ka mekanizëm mbikëqyrës të të drejtave të njeriut e as mekanizëm të mbikëqyrjes as në aspektet e tjera.

“Prandaj me të drejtë presidenti Thaçi e potencon këtë nevojë të krijimit të një mekanizimi, të cilin e kemi thënë edhe më herët se duhet të ekzistojë nga ai institucion që e ka krijuar Gjykatën Speciale”.

“Mendoj që një mekanizëm të tillë duhet ta kemi në Kuvendin e Kosovës. E di që s’ka mbetur shumë kohë, por mendoj se efektet politike, diplomatike nga çfarëdo vendimi i Gjykatës Speciale do të jenë afatgjate”, tha Behrami.

Tutje, ai u shpreh se beteja e Kosovës me Gjykatën Speciale nuk duhet të përfundojë në verdiktin e saj, qoftë ai edhe lirues për katërshen e UÇK-së.

“Edhe nëse do të jetë lirues, ne duhet që këtë gjykatë duhet ta ndjekim edhe 30 vjet në mënyrë që të mos të lejojmë që të ndryshohet historia. Prandaj, është shumë urgjente që një mekanizëm i tillë të themelohet brenda Kuvendit të Kosovës nga komisioni për të drejta dhe liri të njeriut”.

“Shpresoj shumë që Lëvizja Vetëvendosje do të heq dorë nga kjo bllokadë, për ta krijuar së pari për t’i bërë këto mekanizma. Hiç më larg se sot, plot deputetë që unë kam biseduar janë të gatshëm që ta nënshkruajnë krijimin e një komisioni të tillë”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua