Live

Sulmuan një person pas një mosmarrëveshje në trafik, arrestohen dy të dyshuarit në Fushë Kosovë

09:07 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pas një incidenti në trafik, pasi ata kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje në rrugë, ku dy të dyshuarit janë përfshirë në një përleshje me viktimën.

Në raportin 24 orësh, Policia njofton se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë / 26.07.2025 – 19:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (m/k) pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar fizikisht viktimën m/k. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua