Live

Përditësohen të dhënat, sa po presin mërgimtarët për të hyrë në Kosovë?

14:51 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se në pikëkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Nga 15 minuta po pritet në dy pika tjera kufitare, në Merdarë dhe në Vërmicë, transmeton Klankosova.tv.

Në pikat tjera, bazuar në të dhënat e QKMK-së, nuk ka dhe fluks të madh të pritjeve.

Shpërndaje në

U Kopjua