Situata me zjarre në pjesë të ndryshme të Kosovës është ende e ndjeshme.
Një pjesë e malit në afërsi të Prizrenit, sot është përfshirë nga zjarri, bazuar në pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv.
Sakaq, të shtunën zjarret përfshinë fshatin Nashec, Lubizhdë, si dhe lagjen “Bajram Curri” në Prizren.
Edhe rajone të tjerë të territorit të Kosovës, dje dhe sot u përfshinë nga zjarre të mëdha.