Live

Kamberi me rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginë

18:18 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, ka njoftuar se sot ka dorëzuar një rezolutë për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Kamberi tha se qëlimi i kësaj rezolute, është që Kuvendi i Serbisë ta njohë dhe pranojë pozitën diskriminuese me kërkesën për shprehjen e përkushtimit institucional për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në përputhje me obligimet ndërkombëtare dhe obligimet që sjell procesi i integrimit në BE dhe legjislacionin e brendshëm.

“Nevoja për këtë Rezolutë lind nga një gjendje e gjatë e mospërfilljes së kërkesave dhe të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, gjë që ka sjellë pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe politike të komunitetit. Ndër problemet më të theksuara janë: praktika e pasivizimit të adresave arbitrar, mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës, mungesa e përfaqësimit të drejtë e proporcional në institucione tshtetërore, pengesat në përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare dhe moszhvillimi ekonomik i rajonit”, tha Kamberi transmeton Klankosova.tv.

Ai po ashtu i ka renditur edhe pikat kryesore të rezolutës në fjalë:

Përmes kësaj Rezolute, bëhet thirrje për:

Zbatimin e Marrëvëshjeve të nënshkruara më 2001, 2009 dhe 2013,Ndërprerja e praktikave administrative të pasivizimit arbitrar që çojnë në humbjen e të drejtave qytetare,Zbatimi i plotë i dispozitave ligjore që garantojnë të drejtat gjuhësore dhe arsimore,Përfaqësimi institucional e proporcional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe publike,Që organet shtetërore të nisin procedura të dënimit të të gjithë atyre që ndaj shqiptarëve përdorin gjuhën e urrejtjes,Krijimi i fondeve zhvillimore me mbështetje shtetërore dhe ndërkombëtare.

Ligjvënësi shqiptar shtoi se me anë të kësaj rezolute kërkohet krijimi i një trupi parlamentar, me pjesmarrjen e OSBE-së, sektorit civil dhe përfaqësuesve shqiptarë që do të ketë detyrë të hulumtojë gjitha rastet e pasivizimeve, kësaj mase që po ndryshon strukturën etnike të këtyre komunave.

“Meqë përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë rezulatatet e premtuara, propozohet që çështja e pozitës së shqiptarëve në Luginëne Preshevës të përfshihet në dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, si pjesë e përpjekjeve për paqe të qëndrueshëme”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

Miratimi i kësaj Rezolute do të shërbente si shenjë e vullnetit politik për të adresuar sfidat e kahershme dhe për të siguruar barazi për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike – që është parakusht për zhvillim demokratik dhe përparim drejt integrimit evropian.

Falënderoj deputëtatë e SDA-Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, për mbështetjen që i dhanë kësaj Rezolute për ta procesuar në procedure parlamentare.

Shpërndaje në

U Kopjua