Live

Moti për ditën e sotme: Me vranësira dhe intervale me diell

07:43 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa kryesisht rreth zonave malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar, njofton MeteoKosova.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.

Shpërndaje në

U Kopjua