Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gjermani, ku një mërgimtar nga Kosova e ka humbur jetën.
Arianit Kastrati, nga Drenoci i Rahovecit ka vdekur në vendin e punës.
Siç raporton Indeksonline, viktima ishte 44 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Thuhet se i ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë.
Mësohet se ai po punonte në një kulm të shtëpisë afër Munchenit.
Ai ka lënë pas tre fëmijë dhe gruan.
